MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Udhëheqësit afrikanë i bëjnë presion Putinit, ja çfarë pritet

29.07.2023 - 08:30

Udhëheqësit afrikanë i kërkuan presidentit rus, Vladimir Putin të premten për të vazhduar me planin e tyre të paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të rinovuar një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas.

Ndonëse nuk ishin drejtpërdrejt kritikë ndaj Rusisë, ndërhyrjet e tyre në ditën e dytë të samitit me Putinin ishin më të bashkërenduara dhe më të forta se ato që vendet afrikane kanë shprehur deri tani.

Ato shërbyen si kujtues për udhëheqësin e Kremlinit për thellësinë e shqetësimit afrikan për pasojat e luftës, veçanërisht rritjen e çmimeve të ushqimeve.

“Kjo luftë duhet të përfundojë. Dhe mund të përfundojë vetëm në bazë të drejtësisë dhe arsyes,” i tha kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, Putin dhe udhëheqësve afrikanë në Shën Petersburg.