MENU
klinika

Fusha e keqe e 'Air Albania'?

UEFA konfirmon stadiumin e Partizani – Escaldes

26.07.2023 - 17:06

Partizani fitoi 0-1 kundër Atletic D’Escaldes për ndeshjen e parë në turin e II kualifikues të Conference League. Një gol i Christian Mba bëri që të besuarit e Ilir Dajës të dilnin me kokën lart nga Andorra, edhe pse pritej një rezultat më i thellë duke marrë parasysh diferencat mes ekipeve.

Tanimë kualifikimi do vendoset në ndeshjen e kthimit, atë të 1 gushtit në “Air Albania”. Përballja do zhvillohet në kryeqytet në orën 20:45, me UEFA-n që ka konfirmuar se ky duel do luhet në këtë impiant.

Për shkak të kushteve jo të mira të barit, përballja u mendua të spostohej në Elbasan, teksa “vulën” e ka vënë UEFA që ndeshja të zhvillohet në “Air Albania”.

Ndeshja do gjykohet nga një katërshe armene, me kryesor Zaven Hovhannisyan dhe ndihmësa Atom Sevgulyan, Vnaik Simonyan dhe arbitër i katërt do jetë Artem Gasparyan.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës