MENU
klinika

Shpërthimi në urën e Krimesë

Ukraina pranon për herë të parë përgjegjësinë

09.07.2023 - 10:58

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pranoi për herë të parë përgjegjësinë e Kievit në sulmin e 8 tetorit 2022 në urën e Krimesë.

Në ditën e 500-të të luftës, ishte zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, e cila publikoi një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria në Telegram, duke përfshirë sulmin në urë.

“273 ditë që nga sulmi i parë u krye në urën e Krimesë, për të prishur logjistikën e rusëve”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se, ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë.