MENU
klinika

Vjen reagimi i ministrisë së Arsimit

Universiteti i Korçës do të bashkohet me të Tiranës?

08.07.2023 - 12:38

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur në lidhje me bashkimin e Universitetit të Korçës me atë të Tiranës.

Nga Korça, gjatë një takimi me pedagogët dhe rektorin e këtij universiteti, ajo tha sa nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim të universitetit.

“Universiteti i Korçës do të vazhdojë por do të rritet më tepër. Potencialet janë aty, ka studentë dhe staf i mrekullueshëm, si edhe kapacitete. Korça ka traditë në arsim, pra do të ketë zhvillim më tej. Ka patur propozime të ndryshme, jo vendime, e rendësishme është që ti diskutojmë ashtu si bëmë sot. Dhe vendosëm që rruga është ndërkombëtarizimi dhe profilizimi i universitetit.

Universitetet duhet të jenë avantgard e zhvillimeve dhe nevojave që ka. Është hapur së fundmi një program për marketingun dixhital. Profilizimi do të thotë që shumë programe do zhvillohen, disa të tjera që si përgjigjet Korça, edhe mund të mbyllen. Ato që janë drejt tkurrjes dhe që nuk lidhen me zhvillimin dhe traditën, mund të mbyllen.

Çështja e bashkimit me universitetin e Tiranës ka qenë vetëm një propozim, jo vendim. Ndaj u diskutua sot dhe u vendos që nuk do të ketë bashkim por ndërkombëtarizim dhe profilizim“- u shpreh Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN