MENU
klinika

I nxehti nuk kursen as VIP-at

Ikona e kinematografisë botërore alarmon urgjencën

20.07.2023 - 09:43

Ikona e kinematografisë botërore Brigitte Bardot ka shfaqur probleme shëndetësore për shkak të vapës. Shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë në shtëpinë e aktores 88-vjeçare në Saint Tropez. Lajmi i publikuar nga mediat franceze, u konfirmua nga bashkëshorti i saj Bernard d’Ormale, i cili shpjegoi se në orën 9 të mëngjesit aktorja “kishte vështirësi në frymëmarrje” dhe se edhe pse ishte më e dobët se zakonisht, “asnjëherë nuk i humbi ndjenjat”.

Ekipet e shpëtimit i sollën një aparat respirator me oksigjen dhe e mbajtën nën vëzhgim, tani ajo po pushon në shtëpi. “Si të gjithë njerëzit e një moshe, edhe ajo nuk e duron dot vapën, ndodh në moshën 88-vjeçare, nuk ka pse të bëjë përpjekje të panevojshme”, tha bashkëshorti i saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më nxehtë, më thatë dhe më me diell!

Çfarë po ndodh me klimën evropiane?