Max Verstappen do ta nisë nesër nga pozita e parë Çmimin e Madh të Austrisë, pasi ka shënuar kohën më të shpejtë në Sprint. Piloti i Red Bull, i cili gjithashtu fitoi pole në kualifikimet e së premtes, kryesoi listën me kohën më të mirë, me xhiron e tij prej 1:04.440 duke lënë pas me gjysmë sekonde larg nga shokun e skuadrës, Sergio Perez.
Lando Norris shënoi kohën e tretë më të shpejtë, ndërsa Nico Hulkenberg rreshtohet në vendin e katërt dhe Carlos Sainz zë vendin e pestë në rrjet. Charles Leclerc do të startojë i gjashti, me dyshen e Aston Martin të Fernando Alonso dhe Lance Stroll vetëm në pozitat shtatë dhe tetë.
Esteban Ocon dhe Kevin Magnussen përfundojnë në top 10 në atë që ishte një ditë e suksesshme për ekipin Haas. Mungojnë në listë pilotët e Mercedes , të cilët pësuan një mëngjes makthi pasi të dy pilotët dolën nga pista në një ditë për t’u harruar.
Me Verstappen që kryeson kampionatin dhe Perez pas tij, Red Bull ia ka dalë të vendosë “diktatin” në një kampionat që duket se e kanë të fituar.