MENU
klinika

"SPAK i ka pasur nën monitorim që nga data..."

“Viti i kryebashkiakëve”/ Gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e forta

27.07.2023 - 13:23

Gazetarja e njohur Anila Hoxha, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli në lidhje me monitorimet e SPAK.

“Monitorimi është kryer nga data 1 gusht 2022 dhe përfundon në fund të muajit korrik”, tha gazetarja e njohur.

E pyetur ‘se çfarë ka qenë në lupën e SPAK, duke folur për rastet e korrupsionit’, Anila Hoxha u përgjigj: “Ne kuptuam se ky ishte viti i kryebashkiakëve dhe ish-kryebashkiakëve të vendosur në hetim”.

“Kemi parë një intensitet të lartë të shtuara të hetimeve të kryera ndaj pushtetit lokal. Ne kuptuam se veçanërisht ka pasur hetime shumë intensive me rezultate, me 27 nëpunës përfunduan nën hetim nga SPAK dhe me masa sigurie, ‘Arrest me burg’ apo ‘Arrest shtëpie’. Pak raste është ‘Detyrim paraqitje’, për pjesëmarrje dhe shkeljes së barazisë në tendera, që është një indikacion shumë domethënës sa i takon përpjekjeve të drejtësisë për të minimizuar këto abuzime në fushën e tenderave”, tha gazetarja e njohur në “Wake Up”.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin