MENU
klinika

Ministrja e Turizmit mesazh bizneseve

Vlorë/ “Duhet bashkëpunim për mbetjet”

16.07.2023 - 10:40

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në Vlorë, nga ku u bëri thirrje bizneseve private që të bashkëpunojnë për pastrimin e mbetjeve.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal në Vlorë, nga ku u bëri thirrje bizneseve private që të bashkëpunojnë për pastrimin e mbetjeve. Gjatë inspektimit, ministrja Kumbaro theksoi se Vlora ka qenë një rast i vështirë për sa i përket punës për pastrimin e territorit krahasuar me bashkitë e tjera bregdetare.

Vlorë/ Ministrja e Turizmit mesazh bizneseve: Duhet bashkëpunim për mbetjet“Më duhet të them që Vlora ishte fronti më i vështirë krahasuar me Durrësin, krahasuar me Kavajën, me Sarandën, me Himarën edhe me Rrogozhinën sepse Vlora iu shtua paketës së pastrimit të plazheve të AKB-së këtë vit. Na rezultoi fronti më i vështirë dhe në një farë mënyre unë dua të falenderoj Agjencinë Kombëtare të Bregdetit që ka mbuluar edhe një pjesë të territorit të qytetit, që i takonte bashkisë për ta bërë”, u shpreh Kumbaro.
Në këtë periudhë kur flukset turistike pritet të rriten akoma më tej, sipas ministres Kumbaro puna më e madhe në Vlorë është ndërgjegjësimi, edukimi, komunikimi, por edhe ndëshkimi me gjoba. Ministrja u shpreh gjithashtu se në këtë proces, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me bizneset.
“Nga gjithë monitorimi që ne bëjmë të gjithë bashkë në 24 orë, problemin më të madh e kemi me bizneset. Dhe nëse do të duhet të përmirësojmë në mënyrë rrënjësore diçka, është komunikimi me bizneset. Dua t’u jap një mesazh bizneseve: Nuk mund të ketë turizëm, nuk mund të ketë shërbim në hoteleri, nuk mund të ketë shërbim në restorant ndërkohë që bizneset gënjejnë vetveten duke i marrë koshat e plehrave, duke i keqtrajtuar”, vazhdoi ministrja Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, numri i vizitorëve të huaj është 33% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar. Kumbaro solli në vëmendje edhe ligjin që ndalon zhurmat e larta, duke i kërkuar kryetarit të Bashkisë Ermal Dredha që bashkia të përgatisë hartëzimin e territorit për të identifikuar zonat ku do të lejohet dhe ndalohet muzika e lartë, një proces ku përfshihen Policia e Shtetit, Policitë Bashkiake dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier