Festivali Ndërkombëtar “Vox Baroque” përmbylli edicionin e tij të dhjetë me një koncert unik në kalanë e Petrelës në Tiranë.
Në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, ky edicion jubilar u prit me shumë entuziazëm nga publiku.
Solistët Fabio Ceccarelli, Sonja Hoxhallari, Xhudi Dodaj dhe themeluesi i këtij festivali Jusuf Beshiri, i dhuruan artdashësve një koncert dhe natë të mrekullueshme, duke interpretuar një repertor të zgjedhur nga Vanhal, Vivaldi dhe J.S. Bach.
“Vox Baroque” mbetet aktiviteti i vetëm në llojin e tij në Shqipëri që ka arritur të sjellë muzikën baroke për publikun shqiptar për një dekadë të tërë.
Me vlerësime të shumta për vlerat artistike dhe profesionale të saj, Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura po ofron një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe artit në Shqipëri.