MENU
klinika

Gjykata e Elbasanit jep konkluzionet përfundimtare

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dëshmia e Arbër Paplekajt

07.07.2023 - 14:05

Këtë të premte në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet gjyqi për dhënien e konkluzioneve përfundimtare të avokatëve, ku mbeti I vrarë Pjerin Xhuvani vetëm katër ditë para zgjedhjeve lokale.

Një javë më parë prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”.

Papleka në seancë: Kam kaluar testin e integritetit nga agjencitë amerikane kur jam dërguar ne Afganistan. Jam dekoruar nga kryeministri për luftën e antiterrorist. Kam qenë 10 vjet me armë në brez. 10 vjet jam përplasur me grupe kriminale dhe kurrë s’e kam përdorur. Pasi më shajtën, më dhunuan dhe më qëlluan shokun me plumb më thoni ç’duhet të beja? Nuk pata rrugë tjetër. Nuk desha me e vra atë djalë. Nuk gëzova me e vra atë djalë. Mbrojta jetën teme.

U përballa me instiktet. Jam ish anëtar i forcave speciale. Dhe instikti i parë për të cilin jam stërvitur është të reagoj kur rrezikohet jeta ime apo e dikujt. Në momentin që sheh armën reagon. E njihni teorinë e qenve të Pavollovit? S’kam vepruar me zemër. Kam qenë makineri. Kam reaguar si jam stërvitur për dhjetëra vite.

Paplekaj i drejtohet gjykatëses: Shpresoj që në vendimin tënd do të jesh e drejtë. Do jesh e fortë. Do ruash parimet dhe dinjitetin tënd. Nuk kërkoj drejtësi. Kërkoj vetëm vërtetësi për një akuzë qesharake që më bëhet nga një prokurori që kërkoi të bëjë rolin e ekspertit, rolin e psikologut por nuk bëri vetëm rolin e saj të hetimit të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa vite burg kërkon për Arbër Paplekajn?

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria jep pretencën

"Si gënjyen publikisht dy zv.drejtorët e policisë!"

Gazetarja zbulon detaje nga vrasja e Pjerin Xhuvanit

"Jeta e dëshmitarit mund të jetë në rrezik"

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, avokatja paralajmëron Prokurorinë

Ja masa e sigurisë për 10 të akuzuarit e tjerë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, burg për Arbër Paplekajn