MENU
klinika

Dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar…

Vrasja në Lezhë/ Lekstakaj u qëllua me breshëri sapo doli nga marketi

19.07.2023 - 20:06

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e Nikolin Markut (Lekstakaj) në Lezhë pasditen e sotme.
Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka, është shprehur se Lekstakaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi sapo doli nga marketi me një pije freskuese në dorë.

Përmes një lidhjeje live nga vendngjarja, Leka tha se plumbat rrezikuan edhe jetën e shitëses së marketit, e cila ndodhej shumë pranë vendngjarjes.

Gjithashtu dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar që kanë kryer atentatin, ngjarje e cila dyshohet për motive gjakmarrje mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj.

“Ai është qëlluar me breshëri arme teksa ishte duke dalë nga një market. Dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar që kanë qëlluar drejt tij me breshëri plumbash dhe e kanë lënë të vdekur. Kanë qenë dëshmitarë të rastit që kanë dëgjuar xhirimin e gomave dhe zhurmën e armëve.

Duket se personat kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të Lekstakaj, pasi ai është qëlluar pasi ka marrë një pije freskuese në një market. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur shitësen e marketit që ka qenë në ambientet e brendshme. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Konfirmohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Lekstakaj është një fis që janë përfshirë në një konflikt me fisin Nikulaj, ku Ardian Nikulaj u vra vetëm 3 muaj më parë.

Shkaku i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë gjakmarrja. Panorama TV ka siguruar edhe disa nga pamjet ku shihet viktima e shtrirë në tokë. Lekstakaj që mbeti viktimë është anëtar i fisit Lekstakaj. Bëhet fjalë që hasmëria mes dy fiseve ka nisur në vitet 90 për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra në një karburant”, është shprehur Leka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj?

U qëllua me armë zjarri, identiteti i viktimës në Lezhë

Gjakmarrja shkak i ngjarjes në Lezhë

‘Eleminohet’ anëtari i fisit Lekstakaj!