MENU
klinika

Vuçiç provokon sërish

“Derisa s’më shihni me uniformë ushtarake është mirë”

29.07.2023 - 12:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha këtë të shtune se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dëshirë që ta fusë Beogradin në konflikt me NATO-n.

Në një intervistë për median serbe “Tv Prava”, kreu i Serbisë theksoi se kreu i ekzekutivit kosovar “po thotë gënjeshtra kur pretendon se Kosova po armatoset për shkak të bazave serbe në zonën e sigurisë tokësore”, duke iu referuar deklaratave të Kurtit, pas blerjeve të fundit ushtarake nga Prishtina.

“Bazat tona kanë qenë aty që nga konflikti me NATO-n, tani janë më pak. Ai kërkon një arsye të mjaftueshme për marrëzitë që nxjerr, për ta tërhequr Serbinë në konflikt me NATO-n. Kjo është dëshira e tyre politike dhe ne duhet ta shmangim atë”, theksoi Vuçiç.
Ndërkaq, ai potencoi se shpreson se “do ta ruajmë paqen, se do të bëjmë më të mirën”, duke shtuar se për këtë ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Duhet të bëjmë shumë përpjekje nga ana jonë”, pohoi ai, dhe shtoi se “nuk ka asgjë më të vlefshme se paqja”.

Ndërkaq, duke iu referuar intervistës së Kurtit për një nga gazetat më të lexuara kroate “Vecernjilist”, ku ai e përmendi presidentin serb 21 herë, Vuçiç, tha se “kjo është pasqyrë e kompleksitetit të zyrtarëve kosovarë”.
Duke komentuar jehonën e stërvitjes së fundit ushtarake të Serbisë në livadhet e Pasuljanskit, ai u shpreh i lumtur për ata që “nuk e respektojnë ushtrinë serbe”, e cila sipas tij “është 12 herë më e lartë se niveli i 10 viteve më parë”.

Tutje, Presidenti i Serbisë ka deklaruar se është komandant i përgjithshëm, por se nuk është nga ata që veshin uniforma.

“Përderisa nuk më shihni me uniformë ushtarake, është mirë”.

Pa komentuar nuk mbeti as vizitën e zyrtarëve të Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, njëherit të dirigjuarit e Beogradit – përkatësisht nënkryetarit të kësaj partie, Igor Simiç, dhe anëtarit të kryesisë Slavko Simiç, në Uashington, ku u takuan me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Në mënyrë që të mos mendojnë se është e lehtë dhe e thjeshtë dhe nga ana tjetër është e rëndësishme sepse është legjitimimiteti i rolit të tyre, do të shohim se çfarë do të ndodhë, por nuk mendoj se kjo bisedë mund të jetë e keqe dhe se mund të ketë pasoja negative për pozitën e popullit serb”, beson ai.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!