MENU
klinika

"Jo për shkak të krimit"

Vuçiç: Vulin u sanksionua për shkak të lidhjes me Rusinë

12.07.2023 - 10:28

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është përgjigjur mediave në lidhje me sanksionet ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulin nga administrata amerikane. Ai tha se sanksionet kundër Vulin nuk janë vendosur për shkak të krimit, por për shkak të qëndrimit të tij ndaj Rusisë, raportojnë mediat serbe.

“Nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulin, por në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kryhet një hetim. Sanksionet kundër Vulin nuk janë vendosur për shkak të krimit, por për shkak të qëndrimit të tij ndaj Rusisë”, u përgjigj presidenti.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Lajmin e ka përcjellë Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja, në Departamentin amerikan të Thesarit.

Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas njoftimit të Thesarit, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Vulin ka mbajtur raporte që kanë pasur përfitim reciprok me trafikantin e armëve, Sllobodan Teshiç duke mundësuar që dërgesat me armë të tij të mund të lëvizin lirshëm përtej kufijve të Serbisë”, u tha në njoftim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN