MENU
klinika

Ja shifra e çmimit të madh

Zbulohet kur fillon “Love Island Albania”

11.07.2023 - 14:03

Prej disa muajsh ka nisur puna për xhirimet e reality-show “Love Island”, i cili zhvillohet në vende të ndryshme të botës. Në Shqipëri, ky reality-show do startojë në Shtator, aty ku do shohim të rinj që janë në kërkim të dashurisë.

“Love Island” ka publikuar promon zyrtare ditën e sotme. Një polumbar ndërpret festën e disa të rinjve e të rejave, për ti çuar drejt vilës të dashurisë.

Nga një mesazh që mbërrin në telefonat e tyre zbulohen disa prej detajeve më pikante. Përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë janë plot 50.000€.

Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca do hapë dyert e vilës luksoze për të gjithë ata që duan të jenë konkurrentët e parë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga lloji tek vendi ku do të xhirohet

Detaje të reja nga emisioni që pritet të sjellë Luana