Juventusi luan sot në kampionat ndaj Bolonjas, aty ku bardhezinjtë do të provojnë fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Disa nga statistikat më interesante të këtij takimi.
– Juventusi është i pamposhtur prej 22 ndeshjesh kundër Bolonjës, në Serinë A (17 fitore dhe 5 barazime). Për bardhezinjtë kjo është seria më e gjatë e kompeticionit, kundrejt një skuadre të Serisë A.
– Bolonja ka fituar vetëm një nga 41 ndeshjet e fundit kundër Juves në Serinë A (11 barazime dhe 29 humbje): 2-0 më 26 shkurt 2011, në “Olimpikon” e Torinos, falë një dopiete të ish-juventinit Marko di Vaio.
– Juventusi është skuadra kundër së cilës Bolonja ka humbur më shumë ndeshje se ndaj kujtdo në transfertë: 45 suksese bardhezi, 26 barazime dhe vetëm 5 fitore kuqeblu. – Bolonja humbi ndeshjen hapëse të një kampionati, por dy të parat e Serisë A nuk i shijon që prej sezonit 2015-2016, kur e gjunjëzuan Lacio dhe Sasuolo.
– Pavarësisht se Juventusi ka humbur vetëm dy nga 59 precedentët e sfidës hapëse në shtëpi, të një kampionati të Serisë A, të dyja disfatat kanë ardhur në epokën “Alegri”: në vitin 2015 dhe në 2021- shin. – Mes skuadrave që nuk kanë pësuar gol në javën e parë të Serisë A, Juventusi është ai që ka lejuar më shumë goditje drejt portës së tij, sesa çdo ekip tjetër (18).
– Në javën e parë Bolonja ka ndërtuar 6 aksione, me të paktën 10 pasime që përfunduan me një goditje, apo një prekje në zonën rivale. Asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë sesa kuqeblutë në këtë aspekt. Monza është e dyta me 6 aksione.
– Arkadiuzh Milik ka shënuar 6 gola në 6 sfida kundër Bolonjës, në Serinë A, përfshirë këtu edhe festën në sezonin e kaluar. Skuadra kuqeblu është ajo kundër së cilës sulmuesi bardhezi ka realizuar më shumë gola në këtë kompeticion. – Ajo e radhës do të jetë ndeshja numër 250 për Lukazh Skorupskin, në Serinë A, i cili mund të bëhet futbollisti i dytë polak që prek këtë shifër, pas “napolitanit” Piotër Zielinski (336 aktualisht). Që kur luan te Bolonja, portieri Skorupski vetëm në Serinë A numëron 177 paraqitje, ndërsa Zielinski 182.
– Bolonja është skuadra kundër së cilës Federiko Kieza ka shënuar më shumë gola në Serinë A (6). Në të njëjtën kohë, kuqeblutë janë viktima e vetme në karrierën e tij, së cilës i ka shënuar një tripletë, konkretisht më 29 korrik 2020, kur vishte bluzën e Fiorentinës.
– Federiko Kieza, duke llogaritur golin në javën e fundit të kampionatit të kaluar, plus atë të debutimit të sivjetshëm ndaj Udinezes, mund të ketë shansin nesër që të realizojë për herë të parë në karrierë në tri sfida radhazi, gjithmonë nëse Bolonja ia lejon.