MENU
klinika

Shmangini sa të mundeni!

Këto 6 ilaçe ndikojnë negativisht tek cikli menstrual

31.08.2023 - 08:03

Është ajo periudhë e muajit për të cilën gratë na kuptojnë shumë mirë…Mungesë e ciklit menstrual ose sasi e shtuar e gjakderdhjes, faktorët që ndikojnë në çrregullimet e periodave janë të shumta.

Nga stresi tek dieta dhe kontraceptivët, mënyra se si e jetoni jetën dhe çfarë futni në trupin tuaj mund të bëjnë një ndryshimin e madh në cikël.

Shpesh, ne nuk e kuptojmë se gjërat e përditshme, si një ilaç për dhimbje koke mund të ndikojë te periodat.

Ja gjashtë ilaçet më të zakonshme që mund ndikojnë në ciklin tuaj menstrual:

-Aspirina

“Vetitë e hollimit të gjakut nga përdorimi i aspirinës e bëjnë atë më pak ideale për dhimbjet e menstruacioneve,” shpjegon Dr. Khaled Sadek për Cosmpolitan. “Ndryshe nga ilaçet e tjera anti-inflamatore kundër dhimbjes, aspirina ka karakteristika të hollimit të gjakut që mund të çojë në sasi më të shtuar menstruale”.

6 ilaçet që ndikojnë negativisht në ciklin tuaj menstrual

-Ibuprofeni

“Ky ilaç është i shkëlqyer për të luftuar dhimbjet e forta e në mënyrë specifike shkon deri tek receptorët në mitër duke kontrolluar më mirë dhimbjet,” thotë Dr. Sadek. Por, ka një rrezik! “Një anë negative e përdorimit për shumë kohë është rritje e rrezikut të mpiksjes së gjakut,” vëren ai. Rreziku i mpiksjes së gjakut mund të rritet edhe për arsye të tjera, duke përfshirë mbipeshën apo shtatzëninë.

-Ilaçet kundër depresionit

Ekspertët nuk kanë konstatuar një lidhje direkte midis kësaj kategorie ilaçet dhe ciklit, por disa rrëfime të grave që kanë ndarë përvojën e tyre me periodat gjatë marrjes së antidepresivëve, tregojnë se ka çrregullime reale.

-Antipsikotikët

“Antipsikotikët janë një grup medikamentesh të fuqishme, të cilat përdoren për trajtimin e çrregullimeve të rënda mendore si skizofrenia,” thotë Dr. Sadek. Mjeku thotë se ekziston rreziku i prishjes së ekuilibrit të ciklit menstrual gjatë marrjes së këtyre medikamenteve, madje shkon më tej duke shtuar edhe efektet anësore nga ato emocionale tek ndryshimet e temperaturës së trupit, problemet e lëkurës, shtimi në peshë, madje edhe problemet me mëlçinë.

6 ilaçet që ndikojnë negativisht në ciklin tuaj menstrual

-Ilaçet e kimioterapisë

Nëse jeni duke u trajtuar për çdo lloj kanceri, e dini se trupi juaj po kalon disa ndryshime të mëdha. Ka të ngjarë të zbuloni se rutina e zakonshme e periodave ndryshon rrënjësisht. Kjo për shkak se vezoret janë të ndjeshme ndaj kimioterapisë. “Kimioterapia çon në një reduktim të numrit të vezëve nga vezoret,” thotë Dr. Sadek. “Kjo shkakton menstruacione të humbura, madje edhe menopauzë të hershme”.

-Minipilulat kontraceptivve

Pilula kontraceptive vjen në dy forma: hormoni i kombinuar dhe “minipilula” progesteroni. Nëse jeni duke përdorur minipilulën, duhet ta merrni çdo ditë në të njëjtën orë, ndryshe nga disa pilula të tjera të kombinuara 21-ditore. Si rezultat, ankesat më të zakonshme janë mungesa e menstruacioneve ose gjakderdhja në mes të ciklit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shenjat/ Kur duhet të shkoni te një mjek?

A është e mundur shtimi i peshës gjatë ovulacionit?