MENU
klinika

"Do prisni edhe pak ditë sepse…"

A do ketë ndryshime në qeveri? Përgjigjet kryeministri Rama

25.08.2023 - 13:54

Kryeministri Edi Rama gjatë një konferencë me gazetarët nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në qeveri, por nuk dha shumë detaje.

Ai njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet asambleja e PS dhe ato do të merreni disa vendime të rëndësishme.

“Duhet të prisni edhe pak ditë, sepse asambleja do të mblidhet pas pak ditë”, tha Rama kur u pyet për ndryshime në qeveri, duke shtuar “Mos u ndiko nga këto thashetheme që janë për nën çadrën e plazhit dhe jo për të humbur kohë në godinën e qeverisë”.