“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: A është normale që të keni melasma gjatë shtatzënisë?
Mjeku:Po, është e zakonshme që të zhvillohen njolla të errëta të lëkurës kur jeni shtatzënë, një gjendje e quajtur melasma ose kloasma. Melasma nganjëherë njihet edhe si maskë e shtatzënisë, sepse njollat zakonisht shfaqet rreth buzës së sipërme, hundës, mollëzave dhe ballit në formën e një maskë.
Ju gjithashtu mund të zhvilloni arna të errta në faqet tuaja, nën nofull, ose në pjesën e parakrahut dhe në pjesë të tjera të trupit tuaj të ekspozuar ndaj diellit. Për më tepër, lëkura që tashmë është më e pigmentuar – si thithkat, shenjat e plagëve, dhe lëkura e organeve gjenitale – mund të bëhet edhe më e errët gjatë shtatzënisë. Kjo gjithashtu ka tendencë të ndodhë në zonat ku fërkimi është i zakonshëm, si nënsqetullat tuaja dhe pjesa e brendshme e kofshëve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.