MENU
klinika

Skenarët e bujshëm

A mund të jetë “vdekja” një plan i organizuar nga Prigozhin?

25.08.2023 - 08:30

Shefi i mercenarëve të Ëagner-it, Yevgeny Prigozhin thuhet se humbi jetën ditën e djeshme. Avioni në pronësi të tij është goditur dhe është rrëzuar në territorin rus pasditen e të mërkurës. Ai është raportuar se ka qenë në bordin e fluturimit, siç është konfirmuar edhe mediat më të rëndësishme ruse, me televizionin shtetëror që njoftoi edhe vdekjen e Prigozhin. Ndërkohë grupi i Wagner tha se aeroplani është rrëzuar nga anti-ajrorët rusë. Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Ëagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin. Ka një mister që e mbulon të gjithë ngjarjen, dyshim i cili rritet duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën reagoi Rosaviatsiya, Autoriteti i Aviacionit Rus, i cili lëshoi një deklarate që konfirmonte se emri i Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit që në minutat e para pas ngjarjes. Reagimet nga kancelaritë botërore linin të kuptohej se vdekja e mundshme e Prigozhin nuk do të ishte asnjë habi me liderin e Kremlinit, Putin që kërkon të eliminojë çdo njeri që i vë në dyshim autoritetin absolut. Shefi i wagner udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”. Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje. Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë.

Skenar si nëpër filma

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur nga ky informacion është i vërtetë  Për shembull, analisti ushtarak i Sky News Sean Bell thotë se si për Prigozhin ashtu edhe për Putinin, zgjidhja ideale është që kreu i Ëagner thjesht të zhduket. Ai nuk do të vdesë domosdoshmërisht. “Disi të gjithë prisnim që pas tre muajsh pluhuri të ulej dhe Putini të merrej me problemin nën emrin Prigozhin. Epo, ndodhi dy muaj më vonë. Sidoqoftë, ndoshta kjo është një histori e inskenuar që Prigozhin të arratiset në heshtje dhe të jetojë diku nën një parukë në mërgim. Është një realitet i ashpër që në të gjithë librat e historisë do të shkruhet se Prigozhin shkaktoi një rebelim disa muaj më parë dhe marshoi në Moskë. Natyrisht, ky ishte një gabim në gjykim dhe se ai u shkrua në Moskë pas asaj dite”, thotë Bell.

Kush ishte Yevgeny Prigozhin?

I lindur në vitin 1961 në Leningrad, sot Shën Pjetërburg, Prigozhin në vitin 1981 dënohet me 9 vite burg për grabitje dhe mashtrim. Në vitin 1990, pasi del nga burgu, nis punë si shitës ambulant hotdogësh. Shumë shpejt ai arriti të hapë një zinxhir restorantesh, kompani shërbimi kateringu, e cila quhej Konkord si dhe kazino. Në vitet ’90 Putin punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut dhe aty ata u njohën për shkak të restoranteve luksoze të Prigozhin, ku ai priti edhe njerëz shumë të rëndësishëm. Duke përfituar nga njohja e elitave dhe sidomos kur Putin u bë President i Rusisë, Prigozhin me kompaninë e tij Konkord arrijnë të përfitojë kontrata për shërbimet qeveritare, ku një nga më të famshmet ka qenë ajo e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush. Kontratat e fituara nga Prigozhin nuk mbaronin këtu, pasi ai arriti të merrte një kontratë marramendëse për kateringun në shkollat në Rusi. Kontratat e fituara nga Prigozhin i dhanë atij pseudonimin e Kuzhinierit të Putin.

Si nisi përplasja me drejtuesit e ushtrisë ruse?

Prigozhin ka akuzuar vazhdimisht Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e Forcave të armatosura Valeriy Gerasimov për inkompetencë. Gjakrat u nxehën më shumë kur Shoigu urdhëroi që ushtarët të nënshkruanin kontrata duke e vendosur Ëagner në kontroll të tyre. Në 23 qershor Prigozhin akuzoi drejtuesit e ushtrisë se kishin bombarduar forcat e Wagner. Një ditë më pas ai mori kontrollin e qytetit Rostov on Don nga ku nisi dhe marshimin për në Moskë ku do të synonte largimin e krerëve të ushtrisë. Në datën 25, me ndërhyrjen e presidentit Lukashenko Prigozhin tërheq trupat dhe niset në Bjellorusi. Wagner grup çmontohet nga Putin, ndërsa të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në dezertim mund të nënshkruajnë prej 1 korrikut kontratat me ushtrinë Ruse.