MENU
klinika

OSSH del me njoftimin e fundit

A rrezikon vendi nga ndërprerja e energjisë nga rrëbeshet e shiut dhe shtërngatat?

06.08.2023 - 14:08

Në 24 orët e fundit, pothuajse i gjithë vendi u perfshi nga moti i keq, shoqeruar me shkarkesa atmosferike, kryesisht ne zonën jugperëndimore.

Pas marrjes se informacionit për kushtet klimaterike, Shtabi i Gatishmërisë në OSSH qendër përforcoi masat e marra më herët për sezonin turistik, duke vendosur në alert të gjitha grupet.

Pas një nate sfiduese, të lodhshme si pasojë e avarive, duke patur dhe motin ne #disfavor, ekipet e OSSH stabilizuan situatën e furnizimit me energji elektrike.

Aktualisht, nga raportimi i fundit, bazuar mbi numrin e fiderave të vendosur ne pune, kemi përmirësim të furnizimit në masen 92%, krahasuar me ditën e djeshme, kur moti ishte përkeqesuar.

OSSH vijon të ndjekë me vëmendje maksimale situatën e furnizimit me energji elektrike, duke angazhuar mbi 1100 elektricistë në zonat bregdetare, me staf të përfocuar dhe bazë materiale gati për nevojat sipas rastit.