MENU
klinika

Plagosen edhe dy të rinj shqiptarë

Aksident i rëndë në Sarandë/ Humbin jetën dy turistë italianë

24.08.2023 - 09:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (24 gusht) në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa raportohet për dy persona të vdekur.

Sipas News24, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ndërsa viktimat janë dy turistë italianë.

Po ashtu raportohet se ka edhe dy persona të plagosurit, shtetasit M. R vjeç dhe E. Rr. 17 vjeç, te dy nga Saranda.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.