MENU
klinika

Zbardhet dëshmia

Aksidenti i frikshëm te liqeni, “justifikohet” Allushi: Nuk tregova për mikun, që mos i hapja probleme

25.08.2023 - 17:52

Eldi Allushi i riu që është arrestuar për aksidentin me makinën tip BMW pranë liqenit të Tiranës ka deklaruar përballë hetuesve se shoferi i mjetit ishte Emiljano Nina që është në kërkim. 26-vjeçari ka treguar se, Nina pas aksidentit shkoi në banesën e tij, por nuk i tregoi për ngjarjen që kishte ndodhur.

“Nuk tregova në polici se nuk doja ti bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pas aksidentit erdhi në shtëpi dhe fjeti gjumë, por mua nuk më tregoi për ngjarjen. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në komisariat, por nuk shkova se kisha frikë”, ka thënë ai.

Allushi fillimisht iu tha hetuesve se ishte ai në drejtim të makinës luksoze dhe shoqërohej nga një vajzës, teksa humbi kontrollin e mjetit për shkak se kishte konsumuar kanabis sativa.

Por ky deklarim rezultoi i pa vërtetë. Makina drejtohej nga Emiljano Nina që vijon të jetë në kërkim për disa vepra penale, nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, shkatërrimi i pronës e deri tek largimi nga vendi i aksidentit e mos kallëzim krimi. Në polici u shoqëruar edhe Jurgen Allushi që ishte pasagjer në mjetin tip BMW që drejtohej Nina. Ai ka treguar se nuk kishte konsumar alkool apo lëndë narkotike, ndërsa miku i tij që shkaktoi aksidentin kishte pirë 3 birra.

Të shtunën pronari i mjetit Eldi Allushi do të dalë para Gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Prokuroria pritet të kërkojë që Allushi të hetohet në masën e arrestit në burg pasi e akuzon atë si personin që ka ndihmuar Emiljano Ninën ti shpëtojë arrestimit dhe në të njëjtën kohë ka dhënë deklarim të rrëmë përballë policisë për të fshehur ngjarjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN