Qytetarë të Gjirokastrës, por edhe shumë turistë patën mundësinë të shijonin polifoninë në pazarin karakteristik.
Nënkryetarja e Bashkisë, Kristina Gushi, shprehet se përgjatë kësaj jave do të ketë një larmi aktivitetesh ku do të ndërthuret tradita me modernen.
“Sot starton edicioni i 4-të i Cecofest, një sërë aktivitetesh gjatë ditës në pazarin karakteristik me shumë dixhej të njohur shqiptar. Zhvendosja pastaj do të bëhet në kala me dixhej të huaj për të festuar deri në orët e vona të natës. Gjatë muajit gusht do të këtë një sërë aktivitetesh.”
Ndërsa për Arjan Shehun dhe grupin e tij, Ergjeria, këto aktivitete kanë impakt pozitiv dhe janë të mirëpritura.
Gjirokastra lulëzon, dhe gjë e mirë që polifonia mbahet gjallë, sepse Gjirokastrës i mungon. Është gjë e rrallë dhe i jep qytetit gjallëri, pëlqehet shumë nga turistët.
Turistët që vizitojnë qytetin e kalldrëmeve tërhiqen shumë nga tradita.
“Unë kam ardhur nga Austria për ne Gjirokastër, është një vend shumë i bukur, historik dhe e dua këtë vend sepse është një vend historik.”
“Unë jam nga Franca, Parisi. Më pëlqen polifonia dhe gjithë historia e Shqipërisë.”
Gjirokastra ka një vit të suksesshëm në turizëm, duke arritur të tërheqë vëmendje edhe falë eventeve të shumëllojshme dhe fundjavave të pasura me aktivitete.