MENU
klinika

Në një tjetër televizion

Albano Bogdo rrëfen detaje nga emisioni i tij i ri

12.08.2023 - 11:50

Me mbylljen e “Klanifornia-s” duket se disa nga aktorët e kanë gjetur punën e re për sezonin e ri televiziv. Në një live në TikTok Albano pasi shprehu zhgënjimin për mënyrën si i lajmëruan për mbylljen e spektaklit të humorit, u shpreh se së shpejti do të vijë me një emision të tijin.

Aktori u shpreh se do të jetë një late night show, ku ai do të shprehë të gjitha aftësitë e tij.

“Do të fillojë tani nga mesi ose fundi i shtatorit tek Vision Plus. Do të hap një emision timin. Jam vetëm unë. Do ta bëj shumë të bukur. Do të shikoni të gjitha vlerat e mia si aktor. Të gjithë gjërat që nuk i kam shpërfaqur se kam qenë me njërëz të tjerë, do t’i shpërfaq.”

Kujtojmë që edhe më herët Albano ka punuar në “Vision Plus” me formatin e athershëm “Apartamenti 2xL”.