23.08.2023 - 12:39
Alush Gavazaj është transferimi më i ri i Lirisë së Prizrenit.
Mesfushori prizrenas është rikthyer në fakt te Liria pas pesë viteve, pasi ka ndërruar gjashtë skuadra.
Mesfushori 28-vjeçar së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës, derisa më herët ka bërë karrierë edhe të Vëllaznimi, Bylis, Renova, Vushtrria, Feronikeli, Tirana, Tërbuni, Korabi dhe Bylis.
Postimi i plotë nga FC Liria:
Gavazaj, nënshkruan me Lirinë
Alush Gavazaj, ka nënshkruar me bardhezinjtë.
Ai, luan në pozitën e mesfushorit, pozitë që pritet të forcojë skuadrën.
” Jam i lumtur për arritjen e marrëveshjes.Do të jap maksimumin për skuadrën e zemrës “, tha ai.