MENU
klinika

"Ky nuk është lajm i mirë për shqiptarët"

Analisti: Serbia ka marrë mesazhe pozitive nga SHBA

31.08.2023 - 11:30

Analisti Ben Andoni thotë se Serbia ka filluar të marrë mesazhe pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmendi ndër këto “mesazhe pozitive” faktin që Serbia pati një stërvitje ekskluzive me ushtarët e SHBA-së e përveç kësaj deklaratat e zyrtarëve serb janë gjithnjë e më të ashpra, por ndaj tyre nuk duket të ketë vërejtje.

Sipas Andonit, SHBA-ja ka si synim ta përdor Serbinë që kjo e fundit të kontribuojë në të ardhmen  e marrëdhënies me Rusinë, por këto “mesazhe pozitive” për Serbinë, për fat të keq janë në dëm të Shqipërisë.

“Serbia ka filluar të marrë mesazhe gjithnjë  e  më shumë pozitive nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky është një lajm aspak i mirë për ne. Deklaratat e zotit Hill dhe zotit Escobar, nuk mund të konsiderohen më si personale. Deklaratat e vazhdueshme të zotit Hill tregojnë se këto nuk mund të jenë më personale, sidomos për një njohës të tillë të rajonit. Serbia ka marrë pjesë në stërvitje ekskluzive me SHBA-në.

Të gjitha këto mesazhe zoti Vuçi po i lexon jashtëzakonisht mirë. Nëse Serbia po lejohet që të flasë në një mënyrë të tillë nga mënyra institucionakle thjesht që të jetë shteti i cili do të kontribuojë për të ardhmen e marrëdhënies me Rusinë që për mendimin tim kanë filluar të konfigurohen”,-tha Ben Andoni.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin