MENU
klinika

Pamjet e rënda

Armando Meshau goditi i pari, si vdiq 55-vjeçari në karrigen e qendrës së internetit në Vlorë

08.08.2023 - 20:38

Pamje filmike të konfliktit të dhunshëm ku 33-vjeçari Rei Meta, qëlloi për vdekje me grushte biznesmenin e ndërtimit, Armando Meshau, dëshmojnë tragjedinë e ndodhur brenda ambienteve të kancelarisë.

Në video Meshau dhe Mete shihen duke pasur një konflikt verbal me njëri- tjetrin. Ata ndodhen brenda ambienteve të kancelarisë në lagjen “Hajro Cakërri”, 55-vjeçari i cili humbi jetën është personi i veshur me një bluzë të bardhë.

Nga pamjet filmike, duket se situata mes të dyve është e tensionuar, ata debatojnë ndërkohë që Rei Meta është në këmbë, ndërsa Armando Meshau i ulur.

Në një moment ky i fundit ngrihet në këmbë dhe godet me një grusht, Rei Metën, i cili menjëherë reagon duke e goditur në fillim me grusht në bark e më pas me breshëri grushtesh në kokë, deri sa ky i fundit përplas kokën në tavolinën që ndodhet pas tij.

Në video duket se pas kësaj goditje Rei Mata është larguar, ndërkohë që 55-vjeçari jep frymën e fundit.

Shkak për konfliktin mes dy personave dyshohet të jetë bërë një apartament. Burime konfirmojnë se Rei Mete futej shpeshherë si sekser për zgjidhjen e problematikave me pronat në Vlorë.

Ai merrte përgjegjësi për zgjidhjen e konflikteve, në emër të së ëmës, Nurihan Metes, e cila është anëtare e KLP-së.

Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përfitonte apartamente ose shuma monetare. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur vetë dakordësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të asaj që ka ndodhur brenda ambienteve të kancelarisë.