MENU
klinika

Koncesioni i sterilizimit

Arrestimi i ish-zyrtarit të LSI-së, Meta: Nuk e mbaj mend që kur nuk është aktiv ky person

17.08.2023 - 14:24

Kryetari i Partisë së Lirise, Ilir Meta ka komentuar arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit. I ftuar në ‘News24’, ai u shpreh se ky koncesion nuk ishte i nevojshëm, madje ka qenë spekulativ me qëllim fitimi.

Në lidhje me arrestimin e Klodian Rjepajt, i cili ka qenë zv.ministër i LSI, Meta tha se “nuk e mban mend që kur nuk është më pjesë strukturave”.

“Dihet se kush është krenuar me koncesionin e sterilizimit dhe kush është tallura me kritikat, i cili është kryeministri aktual. Në bashkëpunim edhe me ministrin e Shëndetësisë të asaj kohe bën pikërisht atë që një investim i shkëlqyer i fjalës së fundit të mos e konsideronin fare dhe të paraqisnin një situatë problematike qëllimisht në mënyrë që të realizonin këtë koncesion, i cili është një koncesioni i panevojshëm dhe spekulativ për qëllime fitimi.

Personat që kanë problem në këtë hetim marrin përgjegjësitë e tyre të ligjit dhe nuk e mbaj mend që kur nuk është aktiv ky person”, tha Meta.