MENU
klinika

Emri

Atentat shqiptarit në Greqi, 32-vjeçari dhe një vajzë mbeten të plagosur

28.08.2023 - 11:04

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një 32-vjeçar shqiptar.

Mediat greke raportojnë se një person i paidentifikaur ka hapur zjarr ndaj shqiptarit Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona duke e lënë të plagosur, ndërsa plumbat kanë kapur dhe një 20-vjeçare.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur rreth orës 20:30 të së dielës mbrëma, ku sipas informacioneve, një person ka qëlluar jashtë Liceut të 16-të të Athinës.

Policia e Veprimit të Menjëhershëm ka shkuar në vendngjarje dhe nuk ka gjetur të lënduar dhe as gëzhoja nga të shtënat. Por, pak më vonë, Policia u njoftua nga Spitali i Kryqit të Kuq për dy të plagosur, një greke 20-vjeçare dhe një shqiptar 32-vjeçar, të cilët kanë marrë plagë me armë zjarri.

20-vjeçarja ka dëshmuar në Polici se ka marrë një plumb në kofshë teksa po ecte në kryqëzimin e rrugëve Panormos dhe Larisa, ndërsa tha se nuk e 32-vjeçarin shqiptar. Siç rezultoi nga hetimet, shqiptari njihet nga policia greke pasi ka qenë i arrestuar për trafik droge dhe Policia po shqyrton mundësinë që 32-vjeçari të ketë qenë shënjestër e aatentatit.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi