MENU
klinika

Kërkojnë ndalimin e punës në gurore

Banorët e Fierzës në protestë, bllokojnë rrugën

14.08.2023 - 11:49

Ditën e sotme banorët e Fierzës, kanë dalë në protestë ku kërkojnë të ndalet puna në gurore si dhe të anulohet ndërtimi i fabrikave të bitumit.

Për t’i dhënë më shumë zë protestës së tyre, ata kanë bllokuar edhe rrugën që çon tek tragete duke shkaktuar trafik të rënduar.

Qytetarët presin për të kaluar rrugën, e të tjerë për të kapur tragetin, ndërsa policia po negocion me protestuesit  që të lirojnë rrugën.

Kujtojmë që pak ditë më parë shqetësimin për guroren  kanë ngritur dhe banorët e Borizanës që denoncuan shpërthime të shumta në guroren që ndodhet sipër fshatit të Fushë-Krujës duke thënë se në këtë mënyrë po u shkatërrojnë shtëpitë.