09.08.2023 - 09:55
– Banorët e Fierzës në Tropojë sot janë ngritur në protestë kundër shfrytëzimit pa kriter të materialeve inerte anës rrugës dhe ndërtimit të fabrikës së bitumit, pranë ujësjellësit.
Fabrika e bitumit po ndërtohet vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-sheshi i trageteve – Bajram Curri.
Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.