Në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës u zhvillua finalja e Kampionatit Europian të moshave U-18 në basketboll për femra, kjo për divizionin C. Kombëtarja shqiptare u mposht në parket 56-47 nga moshataret e Maltës, me vajzat ishullore që morën medaljen e artë. Skuadra jonë ishte e pafat, teksa ndeshja u vendos në periodën e katërt, aty ku mikeshat u dukën më të freskëta në lojë.
Vajzat nga Malta fituan 10-9 periodën e parë, teksa çerekun i dytë që u mbyll 10- 10, ndërsa fraksioni i tretë shkoi në favor të Shqipërisë 18-20. Kështu, kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi, vajzat kuqezi kryesonin minimalisht 36-37. Në periodën e katërt lojtaret e Maltës u treguan më të sakta poshtë tabele, për ta fituar bindshëm 20-10, duke triumfuar në shifra të përgjithshme 56-47 me 9 pikë avantazh. Danika Galea e maltezeve, me 18 pikë e 10 kërcime në tabelë ishte lojtarja më e mirë e finales.
Paçka paraqitjes së mirë dhe dominimit në tre perioda, vajzat e trajneres Elona Hasanaj nuk ia dolën që në fund të merrnin trofeun, duke u mjaftuar me vendin e dytë.