MENU
klinika

Di Maria gol fantastik

Benfica fiton Superkupën e Portugalisë kundër Portos!

10.08.2023 - 10:30

Benfica fitoi 2-0 kundër Portos, duke bërë të vetën Superkupën e Portugalisë. Ndeshja në stadiumin e Aveiros pa dy rivalët të diskutonin trofeun e parë sezonal, me “Shqiponjat” që fluturuan te trofeu. Në 90 minutat e sfidës pati shumëçka, teksa arbitri Godinho u detyrua të nxirte nga xhepi 12 herë kartonin e verdhë dhe dy herë të kuqin. Të ndëshkuarit me të kuq ishin Pepe, mbrojtësi dhe kapiteni i Portos, si edhe trajneri i bardhebluve, Conceicao.

Vendimtar në këtë përballje ishte Di Maria, me 35 vjeçarin që tregoi se në rikthimin pas 12 vitesh në Portugali, është ende në formë. Kampioni i botës hapi ndeshjen në minutën e 61-të me një gol të bukur. Asisti i Kocku u kontrollua bukur nga Di Maria, që me të majtë e ndali sferën në rrjetën e Portos.

Vetëm shtatë minuta më vonë, në të 68 minutë ishte Musa që shënoi për golin e qetësisë. Më pas sfida prodhoi tension, dy kartona të kuq dhe një gol të anulluar për Porton për prekje të topit me dorë. Në fund ishte Benfica që fitoi trofeun e Superkupës në Portugali për vitin 2023.