MENU
klinika

Akuzat e ish-kryeministrit

Berisha nxjerr foton e Saimir Tahirit dhe Safet Bajrit: Jo të gjithë shqiptarët vdesin në burgje

04.08.2023 - 18:04

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një foto të ish-Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në kohën që ndodhej në burg. Sipas Berishës, Tahiri së bashku me Klement Balilin dhe Safet Bajrin kanë privilegjin që të gëzonin privilegjet e partisë në burg. Ai shkruan se këta po bëjnë turizëm në burg, ndërkohë që shqiptarët që arrestohen për lekët e dritave vdesin në burgje.

Postimi i Plotë:

Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë. Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë. Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë. sb

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN