MENU
klinika

Analiza e zgjedhjeve

Berisha thërret mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

01.08.2023 - 18:22

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë vendimin për të thirrur Këshillin Kombëtar më 4 gusht.

Në njoftimin për media bëhet me dije se PD ka marrë vendimin për të filluar procesin e analizës së brendshme dhe ditën e premte të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i plotë:
Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen.

Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE