MENU
klinika

"E ardhmja? Diçka…"

Çfarë po kurdisin Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani?

16.08.2023 - 15:58

Dyshja e suksesshme dhe shumë e dashur për publikun, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri para pak kohësh kanë publikuar hitin “Kaje”, i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe arriti miliona shikime në YouTube.

Si duket reagimet pozitive nga publiku po bëjnë bashkë dyshen që të nisin një projekt të ri muzikor së bashku.

Kështu së paku ka lënë të kuptohet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar së fundmi në InstaStory, ku shihet bashkë me Yllin.

“Duke folur për çka…album diçka…me kajtë? A me kcy? A me u tranu? E ardhmja? Diçka…”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që të dy janë tejet të suksesshëm dhe të dashur për publikun, teksa këngët e tyre shpesh kthehen në hite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja na zbulon playlist-ën e saj

Cilat janë këngët shqiptare që dëgjon Rita Ora?

Nga Beatrix Ramosaj te Ledri Vula

Kush janë vipat më të paguar gjatë verës?