MENU
klinika

Kurti kërkoi zbatimin e 3 marrëveshjeve

Çfarë u diskutua në darkën në Slloveni?

28.08.2023 - 11:19

Zyra e Kryeministrit tw Kosovws ka shpalosur detaje nga darka e mbrëmshme në Slloveni, e cila u shtrua nga kryeministri slloven Robert Golob në vigjilje të Forumit të Bledit që do të nis punimet sot. Në këtë darkë, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili sot gjithashtu do të jetë pjesë e panelit të diskutimit në Forum.

“Në qytetin e bukur të Bledit, në freskinë e bjeshkëve dhe pranë pamjes magjepsëse të Liqenit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë darkës u diskutua për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe sigurinë.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga ZKM.

ZKM shton se kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në darkën e Mitsotakis nuk do marrë pjesë Rama

Sot takimi i liderëve të Ballkanit në Greqi

Nisma në kuadër të Procesit të Berlinit

Ballkani drejt ndalimit të trafikut të armëve të zjarrit


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin