MENU
klinika

Kërkesa për vitin 2024 do të ngadalësohet

Çmimet e naftës mund të rriten më tej këtë vit

12.08.2023 - 11:07

Shkurtimet e furnizimit të OPEC+ mund të gërryejnë inventarët e naftës në pjesën tjetër të këtij viti, duke sjellë çmime edhe më të larta, përpara se rritja e kërkesës globale të kufizohet në vitin 2024, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Furnizimi më i shtrënguar i nxitur nga shkurtimet e prodhimit të naftës nga OPEC dhe aleatët e tij, të njohur së bashku si OPEC +, dhe rritja e kërkesës globale kanë mbështetur një rritje të çmimeve të naftës.

Sipas IEA, nëse mbahen objektivat aktualë të OPEC+, inventarët e naftës mund të tërhiqen me 2.2 milionë fuçi në ditë në tremujorin e tretë dhe 1.2 milionë fuçi në ditë në tremujorin e katërt, “me një rrezik të rritjes së çmimeve”.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj filluan të kufizojnë furnizimet në fund të vitit 2022 për të forcuar tregun dhe në qershor I zgjatën ato deri në vitin 2024. IEA tha se në korrik, furnizimi global i naftës ra me 910,000 fuçi në ditë pjesërisht për shkak të një reduktimi të mprehtë të prodhimit saudit. Por, eksportet ruse të naftës ishin të qendrueshme në rreth 7.3 milionë fuçi në ditë në korrik.

Vitin e ardhshëm, rritja e kërkesës parashikohet të ngadalësohet ndjeshëm në 1 milion fuçi në ditë, tha IEA, duke përmendur kushtet e dobëta makroekonomike, një rimëkëmbje pas pandemisë dhe përdorimin në rritje të automjeteve elektrike.

IEA pret që kërkesa të zgjerohet me 2.2 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, e nxitur nga udhëtimet ajrore verore, rritja e përdorimit të naftës në prodhimin e energjisë dhe rritja e aktivitetit petrokimik kinez. Kërkesa parashikohet të jetë mesatarisht 102.2 milionë fuçi në ditë këtë vit, tha IEA, me Kinën që përbën më shumë se 70% të rritjes, pavarësisht shqetësimeve për ekonominë e importuesit kryesor të naftës në botë.

BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria