MENU
klinika

Krimet e pazbardhura në Shkodër

Dalin pamjet e atentatit ndaj Taulant Pepajt

07.08.2023 - 17:28

Bisedat mes grupeve kriminale në Shkodër pritet të çojnë prokurorinë dhe në zbardhjen e atentateve të vjetra kriminale dhe lidhjet mes tyre.

Njëra është tentativa e vrasjes së Taulant Pepsjt në shkurtin e vitit 2021 në lagjen Skënderbeg të Shkodrës. Në video duket që marrin pjesë tre persona dhe që qëllojnë në drejtim të automjetit të Pepajt edhe ky një person i skeduar nga policia e Shkodrës për plagosje.

Fillimisht sipas policisë është Elio Hato një nga personazhet e përfolur të botës së krimit bisedat e të cilit dolën dhe në operacionin e fundit të Prokurorisë së Posaçme.
Në pamje shihet se si Hato i afrohet automjetit të Taulant Pepës dhe tenton t’i hapë derën e shoferit me pistoletë në dorë por pa mundur, pasi makina është në lëvizje. Pas tij vjen dhe Sehar Xhenje e pasi makina e Pepës largohet të dy qëllojnë në drejtim të saj.
Por gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Shkodrës, nuk ngriti akuzë për dy të dyshuarit e policisë Eljo Hato dhe Sehar Xhenje pasi sipas akuzës ata nuk ishin të përfshirë në këtë sulm. Gjykata e Shkodrës shpalli fajtor vetëm Shkëlzen Xhenjen për “Mbajtje pa leje të armëve” i cili u dënua vetëm 3 vite e 8 muaj burgim.

Shkëlzen Xhenja dallohet në fund të videos ku qëllon serish në drejtim të makinës tip golf të Pepajt e më pas largohet me një automjet tip Benz. Dyshimet e policisë në atë kohë ishin se automjeti tip Benz drejtohej nga grupi mafioz Bajri.
Nuk do të kalonte shumë dhe pas disa muajsh në shtator njëri prej kushërinjve të Shkëlzenit dhe Seharit, Erjon Xhenje, vetëm 19 vjeç, do të ekzekutohej teksa ishte duke pirë kafe në një lokal pranë kryqëzimit të Kirasit, në zonën e njohur si ‘Rruga e Gjerë’.

Atentati i tipit mafioz, ndonëse u zbardh sipas policisë, asnjë prej te dyshuarve nuk u arrestua por më shumë shtoi tymnajën mes krimeve të pazbardhura në qytetin e Shkodrës.