MENU
klinika

"Nuk e mendoj të kthehem në Itali"

De Biasi: Synoj Europianin me Azerbajxhanin

25.08.2023 - 16:10

Azerbajxhani, pavarësisht fillimit të komplikuar në fazën e grupeve, ende mund të ëndërrojë kualifikimin në Euro 2024. Për këtë është i bindur trajneri i tyre Gianni De Biasi, ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë.

“Ne vazhdojmë të punojmë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Belgjikës më 9 shtator. Kam një kontratë me federatën që skadon në dhjetor, pastaj do të shoh çfarë do të bëj.

Rikthim në Itali? Sinqerisht nuk e mendoj, preferoj të qëndroj jashtë vendit dhe ndoshta të vazhdoj të punoj me një ekip kombëtar. Megjithatë, është herët për të vendosur”, është shprehur De Biasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN