MENU
klinika

Përdhunoi Marigona Osmanin

Dënohet me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqa

04.08.2023 - 11:56

Gjykata e Ferizajt ka dënuar me burgim të përjetshëm, Dardan Krivaqën i cili vrau partneren e tij, Marigona Osmani.

Ndërsa, bashkëpunëtori i tij, Arbër Sejdiu, u dënua me 15 vjet burgim për krimin e rëndë.

18-vjeçarja Marigona Osmani u vra nga partneri i saj Dardan Krivaqa, në banesën ku jetonin së bashku në qytetin e Ferizajt, më 22 gusht të vitit 2021 pasi e torturoi.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa dyshohet më 21 gusht 2021 rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale dhe ka abuzuar me të në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, Krivaqa dhe shoku i tij Arbër Sejdiu akuzohen se kanë vrarë Marigona Osmanin 18-vjeçaren.

Marigona Osmani u përdhunua dhe torturua përpara se të vritej

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Nacionale.com viktima është abuzuar seksualisht nga autori i dyshuar i krimit të rëndë, si edhe është rrahur në mënyrë mizore nga Dardan Krivaça dhe miku i tij Arbër Sejdiu.

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka siguruar prova filmike që tregojnë torturën ndaj Marigona Osmanit që u dhunua për vdekje nga dy të dyshuarit, të cilët braktisën trupin e saj të pajetë në urgjencën e spitalit.

Mësohet se Dardan Krivaça kishte vendosur kamera në banesë që monitoronin çdo lëvizje të viktimës.

“Në korridor të banesës së të pandehur ka pasur të vendosur një kamera që regjistronte 24 orë. Regjistrimi në kohën e saktë, kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjoja, e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi, si dhe një dhome tjetër, të cilën e kap vetëm në një qoshe. Kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale. Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marrë DVR , që është dërguar për ekzaminim, ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orësh dhe atë nga data 19.08.2021 në orën 00:05 deri më 23.08.2021 në orë 00:18”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshmia tronditëse për vrasjen e 18-vjeçares

“Marigona bërtiti me të madhe para se të vdiste”

"Si baba i tre vajzave, jam i trishtuar!"

Behgjet Pacolli ofron shpërblim për vrasësin e 18-vjeçares