Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë nga ambientet e SPAK pasi u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
“Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim” tha ajo shkurtimisht para gazetarëve, duke konfirmuar se u thirr në Prokorinë e Posaçme në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Ajo mbërriti në SPAK rreth orës 10:45 dhe doli nga ambientet e Prokurorisë rreth orës 13:05.
Deputetja e PS-së ka mbajtur postin e Ministres së Financave nga 17 janari 2019 deri me 18 shtator 2021.
Koncesioni i sterilizimit kaloi në duart e prokurorëve të SPAK në korrik 2022, të cilët nisën hetimin për të zbardhur procedurat e dhënies me koncesion të këtij shërbimi.
Procedura për sterilizimin e seteve kirurgjikale është dosja e parë e SPAK edhe ishte nën hetim prej 3 vitesh.
Çfarë është kontrata e sterilizimit
Koncesioni i sterilizimit kaloi në duart e prokurorëve të SPAK në korrik 2022, të cilët nisëm hetimin për të zbardhur procedurat e dhënies me koncesion të këtij shërbimi.
Ajo është një prej katër projekteve të PPP nne mbështetje buxhetore në shëndetësi që e ka zanafillën në mandatin e parë qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Kontrata u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Paketën më të madhe të aksioneve në këtë koncesion e zotëron Investital LLC- një kompani e vogël e themeluar me kapital 1 mijë euro në Kosovë nga Ilir Rrapaj. Sipas të dhënave të publikuar nga BIRN pak kohë më parë rezulton se Rrapaj u kthye në Shqipëri pas zgjedhjeve të vitit 2013 dhe para se të fitonte koncesionin, vendosi kontakte të shpeshta me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Elektrobisturia është pjesë e njërit prej seteve kirurgjikale, që kompania koncesionare “SaniService” i shet Ministrisë së Shëndetësisë për çmime që variojnë nga 16 mijë lekë deri në 45 mijë lekë (me TVSH) për çdo ndërhyrje.
Kontrata e Partneritetit Publik Privat për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikale është në vitin e shtatë të operimit, dhe ka shënuar rritje të ndjeshme të kostove të parashikuara.
Anëtarët e komisionit që përgatiti studimin e fizibilitetit për koncesionin e sterilizimit i thanë Prokurorisë se qendra nuk ishte vënë në punë prej tetë vitesh për shkak të mungesës së stafit të trajnuar. Ata e përdorën atë si një argument më shumë se pse shërbimi duhej dhënë me koncesion.