MENU
klinika

Nga i ftuari “surprizë”, tek takimi “kokë më kokë”

Detaje nga mbledhja për Ballkanin Perëndimor në Athinë

21.08.2023 - 11:43

Një program i ngjeshur është parashikuar në axhendën e Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme dhe të nesërme në mbledhjen informale që zhvillohet në Athinë për Ballkanin.

Punimet e konferencës do të ndahen në dy ditë, ndërsa të pranishëm do të jenë zyrtarë të lartë të BE, por edhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë. Ftesa i shkoi Presidentit Begaj, por ky i fundit nuk do të marrë pjesë për shkak të aktiviteteve të planifikuara më herët.

Por mediat greke raportojnë se një i ftuar surprizë në këtë konferencë informale për Ballkanin do të jetë edhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky. Prania e Zelenskyt në mbledhjen në Athinë ishte mbajtur sekret deri ditën e sotme. Presidenti ukrainas është një turne në Europë gjatë këtyre ditëve.

Sa i përket zyrtarëve të BE-së, të pranishëm do të jenë Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen. Ndërsa liderët e Ballkanit do të jenë të gjithë të pranishëm, me përjashtim të Shqipërisë. Theksojmë që Kosova do të përfaqësohet nga Kryeministri Albin Kurti.

Por mediat greke kanë zbuluar nga burimet e tyre qeveritare se Kryeministrit Edi Rama nuk ju dërgua ftesa për shkak të situatës së krijuar me Fredi Belerin në Himarë, gjë që mesa duket ka ndikuar në “ngrirjen” e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Por qeveria greke ftoi në këtë takim Presidentin Bajram Begaj, por ky i fundit për shkak të axhendës njoftoi se nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhjen informale në Athinë.

Në konferencën informale do të jetë edhe Kryeministri i Kroacisë, i cili raportohet se do të takohet një takim “kokë më kokë” me Kryeministrin grek Mitsotakis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në darkën e Mitsotakis nuk do marrë pjesë Rama

Sot takimi i liderëve të Ballkanit në Greqi


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi