Gjithçka duket gati për nisjen e sezonit të dytë të “Dancing with the Stars”. Kanë nisur tashmë të flitet për emrat e parë të personazheve që do të jenë pjesë e sfidës së kërcimit. Por duket se ndryshime do të ketë edhe në jurinë e këtij formati.
Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë, ku këtë herë do të ketë përkrah Lori Ballën. Balerina, në netët finale të DWTS 1 u konfirmua se do të ishte anëtare jurie.
Por duket se prania e saj, do të sjellë ndryshime të mëdha. Deri më tani nuk ka zëra për praninë e Dalina Buzit sërish në jurinë e këtij formati. Vetë Buzi ka zgjedhur mos të flasë rreth pranisë së saj në këtë format. Nga ana tjetër, ndryshime priten edhe në vendin e Mand Pezës.
Ka nisur tashmë të përflitet se Peza nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm në ulëset e jurisë, duke u zëvendësuar nga një tjetër personazh i njohur. Në pikëpyetje është edhe prania e Kledi Kadiut. Balerini me famë ndërkombëtare ishte kryetari i jurisë në formatin e shkuar, por prania e Lorit, pritet të sjellë ndryshime edhe në postin e Kadiut.
Megjithatë, pritet që në ditët në vijim të konfirmohen edhe emrat që do të ulen për më shumë se 12 javë në vendin e jurisë.
Ndërkaq personazhet e parë janë zbuluar tanimë, duke hedhur dritë rreth detajeve të para të këtij spektakli. Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi.
Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do ti bashkohën sfidës, në garë për çmimin e madh.