MENU
klinika

Mbeti nën rrënoja

E frikshme në Qerret/ Shembet tarraca e banesës, humb jetën një person

07.08.2023 - 14:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavaje, ku tarraca e një banese është shëmbur dhe si pasojë kanë mbetur të bllokuar dy persona.

Fatkeqësisht ka ndërruar jetën një nga personat.

Ndonëse, më herët u raportua se dy personat e mbetur nën rrënoja dolën të gjallë nga banesa, Policia e Durrësit ka bërë me dije se për shkak të dëmtimeve të marra pronari i banesës, Shaban Shehu, humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.

Ndërkohë, personi tjetër me ininciale A.R ndodhet në spital ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mesditën e kësaj të hëne Shaban Shehu së bashku me fqinjin e tij 27-vjeçar ishin duke punuar në tarracën e banesës në Qerret. Fatkeqësisht diçka nuk shkoi ashtu si duhej dhe tarraca u shemb duke i zënë poshtë.

I menjëhershëm ishte reagimi i forcave të policisë dhe zjarrfikësve të cilët shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen e dy personave. Teksa ambulanca ishte duke i transportuar drejt spitalit, fatkeqësisht Shaban Shehu, pronari i banesës humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë fqinji i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Qerret, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në fshatin Qerret, është shembur tarraca e banesës së shtetasit Sh. Sh., rreth 55 vjeç, dhe ka zënë poshtë shtetasin Sh. Sh. dhe shtetasin A. R., 27 vjeç (i punësuar nga shtetasi Sh. Sh.), të cilët po kryenin punime ndërtimi.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat, të të 2 shtetasve. Shtetasi Sh. Sh. (pronari i banesës), për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën, ndërsa shtetasi A. R. është transportuar menjëherë në spital dhe po merr asistencë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.