MENU
klinika

Dyshohet se është hedhur nga kati i 3 i pallatit

E rëndë në Greqi, 40-vjeçari gjendet i pajetë i mbuluar me gjak

07.08.2023 - 09:47

Një skenar filmi ngjason historia e vrasjes së një 40-vjeçari e raportuar nga mediat greke. 40-vjeçari Thanasis Kotlis nga Greqia u gjet i vdekur poshtë banesës së pallatit ku banonte në Nikosia.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar një 38-vjeçar, shoku i tij i dhomës. Kotlis ishte larguar nga banesa me partneren e tij, por sipas dëshmive ishte kthyer në banesë pasi kishte harruar gjërat e tij. Por siç kanë dëshmuar banorët e pallatit, ata kanë dëgjuar zëra dhe debate të forta. 40-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 3.

Dyshohet se është shtyrë nga 38-vjeçari iranian i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje, edhe pse ai ka mohuar akuzat.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi