MENU
klinika

Zgjerimi i BE deri në 2023

Edi Rama përshëndet angazhimin e Varhelyi: Komisioneri që nuk na zhgënjeu edhe në kohë të vështira

31.08.2023 - 13:23

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur angazhimin e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Reagimi vjen pas deklaratës së presidentit Charles Michel që sugjeroi që zgjerimi të ndodh deri në 2030.

“Ajo që unë mendoj është se nëse ky është një mesazh nga Këshilli se Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar zgjerimin, ky është një lajm i mirëpritur”, ka thënë Varhelyi kur ëhstë pyetur në Spanjë.

Edi Rama ka shpërndarë deklaratën e komisionerit dhe vlerëson angazhimin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Komisioneri jonë që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira”, shkruan kryeministri.

“Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund të durojnë më mirë gjatësinë e gjatë të udhëtimit duke ndjekur një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë është më pas”, përmbyll kryeministri.