Kryeministri Edi Rama ka konsumuar kafen e mëngjesit me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky takim mes tyre është zbuluar nga vetë kryeministri Rama në llogarinë e tij në “Facebook”.
Teksa mbajnë në duar projektin e radhës i cili synon të transforomojë Ranën e Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar, kreu i qeverisë ka zbuluar edhe “fiksimin e vjetër” të kryebashkiakut lezhian.
Rama tha se Ndreu dëshiron që të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik dhe nëse bashkohet me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin, do t’ja dalin.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje
(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”, shkruan Rama.
© Fotot e marra nga FB i Edi Rames