MENU
klinika

I zbulon “fiksimin e vjetër” kryebashkiakut lezhian

Rama pi kafen me Ndreun: Po u bashkua me Benetin…

08.08.2023 - 11:53

Kryeministri Edi Rama ka konsumuar kafen e mëngjesit me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky takim mes tyre është zbuluar nga vetë kryeministri Rama në llogarinë e tij në “Facebook”.

Teksa mbajnë në duar projektin e radhës i cili synon të transforomojë Ranën e Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar, kreu i qeverisë ka zbuluar edhe “fiksimin e vjetër” të kryebashkiakut lezhian.

Rama tha se Ndreu dëshiron që të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik dhe nëse bashkohet me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin, do t’ja dalin.

“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

(Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik😍 Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën🤣)”, shkruan Rama.

© Fotot e marra nga FB i Edi Rames 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria sot në heshtje zgjedhore

Nesër gara për 61 kryebashkiakët e rinj!