Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë televizive se shëndetësia nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie në 30 vitet e fundit.
Spahiu u shpreh se dy dështimet më të mëdha të sistemit kapitalist në Shqipëri janë policia dhe shëndetësia.
Sipas tij, Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Rama dhe Berisha.
“Ende sot një pjesë e mirë e spitaleve publike janë ndërtuar në kohën Enver Hoxhës. Pra Enver Hoxha ndërtoi më shumë spitale publike se Berisha, Rama dhe Meta së bashku. Duhet të ketë një analizë më të thellë, ne kemi dështuar në sistem.
Ne si vend kemi dështuar totalisht në reformën në sistemin e shëndetësisë. Nuk kemi arritur t’i përqasim sistemit të ri demokratik sistemin e shëndetësisë. Këtu sistemi politik ka dashur ta tërheqë zvarrë duke bërë një miksim të çuditshëm gjysmë komunist gjysmë kapitalist, duke krijuar një paçavure”, tha Spahiu.